E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makarona me fistekë

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 16:40

Për 4 persona:

* 350 g makarona
* 100 g kaçkavall (gorgonzolë)
* një dardhë e madhe
* një lugë vodkë
* një lugë fistekë të bluar
* një lugë C majdanoz
* një lugë lëng limon
* 30 g gjalpë
* 10 g sheqer (sipas dëshirës), kripë dhe piper

Përgatitja:

Hiqeni koren nga kaçkavalli dhe shtrydheni. Dardhën qërojeni, hiqjani farat dhe shtrydhni dhe qitni lëngun e limonit. Gjalpin shkrijeni në tigan, shtojini dardhën e shtrydhur, hidhni sheqer dhe zieni disa minuta që të bëhet si karamele. Para se të përfundoni, shtoni vodkën, pritni që alkooli të avullohet dhe hiqeni nga pllaka e sobes. Makaronat ziejini në ujë të kripur të valuar 12 minuta, kullojini dhe hidhini mbi dardhë. Ruani 2-3 lugë ujë në të cilin janë zier makaronat. Shtoni kaçkavallin, ujin e ruajtur nga makaronat e zier, gjysmën e sasisë së majdanozit dhe gjysmën e sasisë së fistekut të bluar. Përzieni dhe zieni disa minuta duke e përzier vazhdimisht. Makaronat e përgatitura hidhini në një enë, hidhni pjesën e mbetur të majdanozit dhe fistekut, hidhni piper, dhe, edhe njëherë përzieni ngadalë dhe kështu makaronat janë gati për t’u ngrënë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›