Ban ki Mun Asad krime kunder njerezimit
Në Siri po ndodhin krime kundër njerëzimit. Eshte shprehur keshtu Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, duke folur me gazetarët pas takimit me presidentin austriak, Heinz Fischer në Vjenë, shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave në Siri.
"Vazhdoj te jem I shqetesuar per nivelin e dhunes dhe humbjes se jeteve ne Siri . I bëj sërish thirrje qeverisë në Damask të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe në mënyrë të menjëhershme t'u japë fund bombardimeve. Numri i viktimave në Siri është çdo ditë në rritje. Kemi parë lagje të tëra të shfarosura nga bombat, spitale që përdoren si qendra torture, fëmijë 10-vjeçarë që burgosen e abuzohen"
Ai tha se ishte për të ardhur keq që Këshilli i Sigurimit nuk ka arritur deri tani konsensus për rezolutën. Ai tha se kish lexuar planin e presidentit Bashar Al Aasad per te mbajtur nje referendum per zgjedhje multi-partiake Brenda 90 diteve por u shpreh se prioritetet tani duhej te kishte ndalimi I gjakderdhjes.
Ban Ki Moon , i cili hapi një konferencë ndërkombëtare për luftimin e tregtisë së paligjshme drogës nga Afganistani, tha se do të takohet me ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Francës në Vienë për të diskutuar për të diskutuar mbi situatën në Siri.