E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banalizimi i alternatives

Duke peruruar nje rruge fshati ne afersi te Tiranes kryeministrit Berisha u kthye nga kamerat dhe tha pak a shume keto fjale Kundershtari yne ka zgjedhur si alternative sharjet kurse ne kemi alternative tjeter. Ne do te vazhdojme te ndertojme rruge ujesjelles shkolla...

Fytyra e tij rrezatonte krenari dhe njeheresh nje deshire te dukshme per mirenjohje . Po te mos e dije kush ishte do te mendoje se e kishte ndertuar me duart e tij dhe me leket e tij ate rruge te cilen po ua bente dhurate me nje buje te huaj per bamiresine popullit te fshatit.

Ne imitim te kryetarit kandidatet e qeverise per zgjedhjet vendore po shpalosin andej kendej alternativat e tyre te fjaleve ne ere. Perbetohen se do te jene me te miret e botes ne cdo gje a thua se per kete kemi vuajtur e vuajme - per deklarata besnikerie e ndershmerie qe shkelen me kembe me te mbaruar zgjedhjet.

Parashtrojne parulla pa asnje lidhje me ate qe quhet alternative zhvillimi. Premtojne qiejt pa e shoqeruar listen e mrekullive me faturen financiare dhe me shpjegimin e burimeve te financimit.

Pasi kane terhequr mbi vete vemendjen teatrale te platese se porositur te tipit iniciativa per qytetin korrin duartrokitjet gjithashtu teatrale dhe elektorale te asaj pleteje qe ben me dashje rolin e tutkunes se magjepsur qe nuk ka marre asnje pergjigje rreth pyetjes elementare nga do te vijne milionat e miliardat dhe as e kerkon ate pergjigje sepse nuk eshte aty per te marre nje te tille pergjigje por per te bere popull elektorat shtrese fashe.

Me te mbaruar ne salla te mbyllura kandidatet skane durim te zbresin ne terren. Ia kane vene syrin nje rruge te pashtruar zhvendosen atje bashke me ndjekesit e tyre kthehen nga kamerat - e gjitha misanskena ndertohet per tu kthyer nga kamerat - dhe ja ku zotohen te asfaltojme te ndricojne te kanalizojne te punesojne te pastrojne te gjelberojne...

Dhe keshtu vetvetiu ata percjellin ne publik nje mendim te tyrin krejtesisht te mjere e te gabuar per alternativat sikur alternativat jane nje perballje midis nje pale te mire qe eshte per shtrimin e rrugeve dhe nje pale te keqe qe eshte kunder shtrimit te rrugeve nje pale te mire qe eshte per ajrin e paster dhe nje pale te keqe qe eshte per ajrin e ndotur nje pale te mire qe eshte per mbledhjen e plehrave dhe nje pale te keqe qe eshte per mosmbledhjen e plehrave nje pale te mire qe ka vetem pune qeveria dhe nje pale te keqe qe ka vetem fjale opozita.

Me kete rast harrojne se per opoziten fjala eshte pune madje puna kryesore ndersa per pushtetin puna nuk eshte fjale. Po kjo nuk eshte kunderthenia e vetme ne mishmashin dhe ne konceptimin e tyre siperfaqesor per kuptimin e alternatives. Nje konceptim spekulativ qe tregon injorance ose nenvleresim te publikut duke shkuar me mendimin se publiku e ha propaganden per dije mbrockullen per mencuri rrenen per te vertete.

Po te ishin keto alternativat - une jam per ajrin e paster ti je per te ndoturin - zgjedhjet do te ishin pa kuptim. Por smund te kete alternativa te tilla. Nuk mund te kete kandidate pretendente qe paraqesin mizarabiletin si pikepamje. Perballja midis ndotjes se ajrit si gjendje dhe deshires per ta ulur ne nivele te pranueshme nuk eshte ne thelb nje perballje alternativash por nje perballje mundesish mjetesh perparesish dhe kapacitetesh ne nje kontekst te caktuar.

Debati per kete teme do te kishte thelb dhe vlere nese hidhen ne peshore gjithe elementet. Kush nuk do te donte te ulte ndotjen pa ngadalesuar apo nderprere arbitrarisht zhvillimin Kush nuk do te donte ti asfaltonte ti vizonte ti ndriconte dhe gjelberonte te gjitha rrugicat edhe ato te fshehurat prapa pallateve Kush nuk do te deshironte shkolla moderne me 20-25 nxenes ne klase Kush nuk do te deshironte nje transport publik bashkekohor

Ne parim te gjitha forcat politike nisen nga e mira premtojme te mira duan tu bejne mire zgjedhesve. Por te mirat nuk arrihen me shkop magjik. Punon liria punojne projektet punon aftesia dhe perkushtimi i drejtuesve punon edhe koha. shte e qarte se problemet e ndotjes meqe moren kete shembull vine duke u zvogeluar me perfundimin e ndertimeve te reja me rritjen e siperfaqes se gjelber me rritjen e cilesise se makinave dhe karburanteve me shperndarjen proporcionale te trafikut ne unazat e brendshme dhe te jashtme te qytetit me fshehjen sa me larg qendrave te banuara te investimeve qe prodhojne ndotje masive.

Keto jane procese pergjithesisht objektive qe shoqerojne cdo investiture pushteti pavaresisht cili person dhe cili koalicion qeveris. Nuk ka shume hapesire per rolin e individit. Me perjashtim te rasteve kur marrezia apo interesat klienteliste kriminale marrin peng vendimmarrjen sic eshte rasti i Portit te Peshkimit dhe TEC-it te qymyrit ne Durres.

Me fjale te tjera partite e harkut konstitucional nuk dallohen nga qellimet qe shpallin apo qe kane. Ato diferencohen ne rruget qe ndjekin per te fituar kohe ne zgjidhjet qe propozojne per te prodhuar zhvillim ne metodat qe praktikojne per te maksimalizuar vleren e investimeve ne kontributet qe kane sjelle e premtojne te sjellin ne te mire te vendit dhe qytetareve.

Alternativa eshte nje koncept shume i gjere. shte botekuptim dhe botendijimeshte raport me parimet me lirite me drejtat me ligjin dhe etiken eshte program qe mbeshtetet ne burimet me te dobishme te zhvillimit te vendit eshte projekt qe synon pikesepari te prodhoje mjetet financiare te realizimit te veprave sherbimeve detyrimeve ndaj qytetareve. Alternativa e qeverise eshte me e prekshme sepse ne pergjithesi eshte ajo qe njerezit kane jetuar dhe po jetojne nen ate qeverisje.

Alternativen e qeverise Berisha si raport me lirite per shembulll mund ta shohim qarte ne mbi njezet ligjet antikushtetuese te saj. Ligjet e shumta antikushtetuese te kesaj qeverie kane qene dhe jane skaneri me i mire i botekuptimit dhe vizionit qe ka kryeministri per ceshtje konkrete dhe themelore te sistemit demokratik. Kjo qeveri e ka pasur dhe e ka te veshtire te hartoje nje ligj organik per ceshtje qe prekin sistemin e vlerave pa i rene ndesh kushtetutes.

Mendesia e Berishes dhe qellimet e tij jane deshmuar ne papajtueshmeri organike me frymen parimet dhe dispozitat e Kushtetutes. Nje seri aktesh te tjera qe nuk jane perballur me togat e Kushtetutes tregojne te njejten mendesi te vjeter te ketij kryeministri ne raport me lirite ligjin etiken.

Ne lidhje ma parimin demokratik te sundimit te ligjit alternativa e Berishes eshte deshmuar pabarazia e shteteve para ligjit pandeshkueshmeria e atyre qe kane mbrojtjen e tij. Ne lidhje me korrupsionin e zyrtareve te larte alternativa e Berishes eshte shpalosur qarte ne qendrimin publik qe ka mbajtur ndaj video-skandalit Meta duke zhurmuar e penguar me te gjitha baterite zbardhjen e se vertetes.

Ne lidhje me demonstratat e zhvilluara ne shenjen e revoltes ndaj skandaleve qeveritare sic ishte demonstrata e 21 janarit alternativa e Berishes eshte deshmuar perdorimi i fishekeve te vertete nga garda e Republikes dhe vrasja e demonstruesve ne bulevard. Nuk ka qene nevoja te prisnim prononcimin e Presidentit te Frances Nikola Sarkozi per te pohuar se vrasjet e Hekuran Dedes Aleks Nikes Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt ishin vrasje politike te papajtueshme me demokracine. E kemi thene e shkruar naten e masakres.

Por nje dite foli Sarkozi dhe tani le ta perserisim bashke me Presidentin e Frances ate qe ai tha se demokracia nuk e toleron vrasjen e protestuesve edhe kur ata jane te dhunshem. Le te pohojme serish me force se vrasja e protestuesve nuk eshte pergjigja e vendosur e shtetit ligjor sic ka predikuar per jave te tera kryeministri Sali Berisha por eshte shprehje flagrante dhe ekstreme e mendesise antidemokratike sic kane qene e jane duzinat e ligjeve antikushtetuese presionet per venin nen kontroll te pushtetit gjyqesor dhe pushteteve te tjera manipulimi i zgjedhjeve refuzimi i transparences se tyre avokatia e korrupsionit te larte e te tjere.

Krimet e mendimit jane gjithnje me te renda se krimet e pasionit thote Fared Zakaria .
Raporti antidemokratik me lirite ne nje vend te strukturuar si demokraci ka pasoja negative te paevitueshme edhe ne ekonomi.

Sot tre vjet pas impulseve pozitive qe solli rrotacioni i vitit 2005 ne ekonomine e marre peng nga korrupsioni i atehershem i qeverise Nano alternativa e qeverise Berisha eshte kriza ne shkalle te gjere e likuiditeteve fshehja e parase renia drastike e investimeve publike dhe private rritja e papunesise rritja e varferise te gjitha keto jo vetem per shkak te efekteve te krizes boterore tashme ne kalim por para se gjithash per shkak te nje modeli ekonomik pa bosht dhe pa fizionomi qe po shterron qe nuk jep me qe nuk i pergjigjet nevojave dhe sfidave te reja qe nuk e shtyn dot perpara Shqiperine qe vetem e varferon cdo dite e me shume sepse eshte nje model me tipare piramidale nje model i denuar te haje vetveten- pasoje e botekuptimit etatist te kryeministrit dhe qeverise se tij e shprehur ne zgjidhje te nxituara te gabuara dhe megalomane qe kane rrudhur iniciativen e lire qe kane demtuar rende financat e shtetit qe kane tronditur si nje termet i fuqishem drejtpeshimin e sipermarrjes se lire.

Kohet e fundit u hap nje debat interesant ne disa mjedise universitare pro-qeveritare te Tiranes Nga do te vine parate ne dhjetevjecarin e ardhshem Vete pyetja eshte nje pohim dhe nje akuze per gjendjen e rende dhe pa perspektive te modelit Berisha-Bode. Qeveria nuk ka nje pergjigje per kete pyetje nuk ka nje pergjigje per parate qe do te duhet te prodhoje ekonomia shqiptare per te mbuluar investimet e reja.

Mendimi i saj semplicist shkon serish te marrja e kredive dhe borxheve te reja por tashme pa entuziazmin foshnjor te para disa muajve pasi borxhi aktual ka shkuar ne kufijte kritike te mbytjes se vendit. Ne uri per para por duke dashur te ruaje lartesite e megalomanise se paku sa te kalojne zgjedhjet e 8 majit qeveria vazhdon te sajdise me luge kafeje projektet e medha.

E ka te qarte tashme se kredite qe mund te marre e po kerkon te marre per financimin e ketyre projekteve do te prodhojne nje zhytje te re te ekonomise ne krize. fare halli fare dileme Te heqesh dore nuk shkon. Por te vazhdosh eshte edhe me keq. Mendesise etatiste qe ka prodhuar kete situate i eshte bashkangjitur me kohe si nje binjak shpirtkeq nje mendim dukshem antikombetar qe lobon per rruge te palidhura per projekte te gabuara qe nisin per te mos perfunduar asnjehere sic duhet apo qe nisin per te penguar me forcen e faktit te kryer projektet qe vlejne.

Nje shembull tipik i kesaj qe themi eshte rruga Tirane-Elbasan nga drejtimi i Qafe Krrabes qe do te marre shume e shume para nga buxheti i shtetit dhe shume e shume vjet per te fituar nese do ti fitoje ndonjehere vlerat e nje korridori te mirefillte te Shqiperise se mesme sic do ti kishte fituar tashme dhe sic do ti fitoje ne te ardhmen varianti fushor nga drejtimi i Vaqarrit.

Ne te ardhmen Do te kete nje korridor te Shqiperise se mesme ne te ardhmen Patjeter qe do te kete. Ky korridor eshte pjese e projekti te ri te forcave opozitare per detin dhe infrastrukturen. Projekti i ri me shtrirje ne gjithe hapesiren tokesore dhe detare do te prodhoje punen punesimin dhe zhvillimin qe prt vendi. Projekti i ri eshte nuk eshte thjesht nje gjetje apo nje alternative ndertimi por para se gjithash nje alternative lirie.

Ai nuk mund te zbatohet pa qene para se gjithash nje alternative lirie e opozites shqiptare. Vetem ne kete rrafsh pra ne rrafshin e lirive marrin forme kuptim dhe vlere alternativat e partive dhe koalicioneve politike. Shqiptaret tashme e dine se Liria punon - shprehje e famshme e ish Sekretarit te Shtetit Xhejms Bejker ne viziten e tij historike ne Tirane ne vitin 1991.

do konceptim i alternatives jashte parimit te Lirise eshte shprehje e nje kuptimi te vjeter dhe banal per vete alternativen. Si ai qe prezantoi Berisha kur peruroi nje rruge fshati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›