E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste cel sot zyrtarisht fushaten per zgjedhjet e 8 majit

Partia Socialiste do te hape sot zyrtarisht fushaten e saj elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Gjate nje njoftimi per shtyp nje dite me pare perfaqesuesja e kesaj partie Megi Ajtyresa tha se sot ne pallatin e Kongreseve ne oren 1700 do te prezantohen kandidatet e Aleances per te Ardhmen.


Sipas saj sot rilind shpresa per shqiptaret dhe shqiptaret sot do te nise udhetimi i perbashket ne te vetmen rruge per te ardhmen e Shqiperise.


Neser ne oren 17 ne Pallatin e Kongreseve Shqiperia do te njihet me ekipin qe do te vazhdoje ndryshimin rrenjesor te bashkive e komunave qe jane qeverisur deri me sot nga socialistet dhe vizioni yne i ri per te gjithe ata shqiptare qe duan te shkeputen njehere e mire nga pushteti i Saliut dhe Ilirit dhe qe ne 8 maj jo vetem do i thone kurre me korrupsionit dhe kusarise por do te votojne masivisht per te vetmen rruge per Partine Socialiste dhe kandidatet e Aleances per te Ardhmen- njoftoi PS nje dite me pare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›