E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundershton modelin e fletes se votimit qe u miratua nga KQZ

TIRAN- Partia Socialiste ka kerkuar dje ndryshimin e fletes se votimit qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur per bashkine e Tiranes. Ne kete flete ndodhen emrat e tre kandidateve Edi Rama Hysni Milloshi dhe Lulzim Basha.

Kandidati i koalicionit te majte Aleanca per te Ardhmen Edi Rama do te jete i pari ne fleten e votimit. Ne krahun e majte te fletes jane shenuar kandidatet ndersa poshte tyre forcat politike te cilat jane anetare te koalicionit. Poshte emrit te liderit te opozites jane shenuar 23 siglat e partive qe bejne pjese ne koalicionin e majte. Kandidati demokrat Lulezim Basha eshte i treti ne fleten e votimit.

Ne krahun e djathte te fletes ndodhet edhe emri i koalicionit qe mbeshtet kandidatet. Por ketu PD dhe PS nuk jane paraqitur njesoj. Per opoziten eshte shenuar vetem sigla koalicioni AA dhe jo emri i partive qe mbeshtesin Edi Ramen. Per mazhorancen nuk eshte bere e njejta gje. Ne kuadratin e perkrah emrit te Lulzim Bashes nuk eshte shenuar emri i kandidatit por lista e plote e 22 partive qe e mbeshtesin.

Socialistet kane kerkuar qe te dy kandidatet te jene njesoj dhe ose te kene emrin e koalicionit ose emrat e te gjitha partive qe i mbeshtesin. Nje tjeter pretendim i selise roze ka te beje edhe me renditjen e koalicionit ne fleten e votimit per keshilltare per Tiranen. Ne fleten e miratuar nga KQZ blloku i koalicionit te majte Aleanca per te Ardhmeneshte lene i dyti pas koalicionit Aleanca per Qytetarin me arsyetimin se nyja t duhet te merret per baze ne renditje ndersa per socialistet ajo eshte thjesht nyje dhe sipas Rregullave te Gjuhes shqipe renditja behet duke marre per baze fjalen.

Per kete arsye socialistet mendojne se koalicioni i majte duhet te ishte i pari ne fleten e votimit per keshilltare. Ne fund te mbledhjes me forcen e kartonit kater anetaret e djathte vendosen miratimin e fleteve te hartuar nga administrata e KQZ-se. Perfaqesuesi i PS-se Genc Gjoncaj deklaroi se Partia Socialiste do te dergoje ne Kolegjin Zgjedhor vendimet e KQZ-se per fletet e votimit. Sot pritet edhe dorezimi i ankimimit ne Kolegj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›