E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda Blues e Eli Yamin vjen ne Tirane

Banda e njohur e muzikes jazz, Eli Yamin, do te jete te premten ne Tirane. Pas nje koncerti, te dhene ne Elbasan, grupi i njohur muzikor do te performoje per kryeqytetasit. Fale mbeshtetjes financiare te Zyres se Marredhenieve me Publikun te Ambasades Amerikane ne Tirane dhe Bankes Popullore, ata do te interpretojne sot ne House of Arts prane Akademise se Arteve.

Banda Blues Eli Yamin mirepret publik te gjithe moshave, kane thene organizatoret e aktivitetit, ne boten e pasur dhe te larmishme te formes artistike muzikore paresore ne Amerike-Muziken Blues. Ne disa raste, muzika e saj eshte e thjeshte, e zjarrte dhe e zhurmshme. Se fundmi do te jene ne Tirane, ne edicionin e 9-te te Sezonit Koncertor nderkombetar te Muzikes per 2008-2009. Kane nje muzike te vecante dhe kane fituar shpesh publik cilesor ne shfaqjet e tyre. Koncerti organizohet nga Shoqatat kulturore "Syri Blu" dhe "Miqte e Muzikes".

Nga ajo qe thuhet ne parathenien e programit: Shfaqja e ketij grupi, ne raste te tjera- eshte e qete dhe sheruese. Kjo per arsye se Pjesetaret e bandes Eli Yamin jane jo vetem muzikante te skenes, por edhe mesues te afte. Ata kane dhene mesim ne Jazz ne Qendren Linkoln, Washington D.C.; ne shkollen Juilliard; Shkollen e Muzikes se Manhatanit; dhe shkollen e mesme te muzikes, artit dhe Arteve te Bukura La Guardia ne New York.

Anetaret

Eli Yamin (Piano dhe vokal) eshte nje pianist xhazi, kompozitor, mesues, spiker, lider i bandes dhe artist i Stainway-t. Yamin ka dhene shfaqje ne te gjitha sallat e koncerteve dhe festivalet me te mira ne Shtetet e Bashkuara, Indi, Kine, Mali, Japoni dhe ne te gjithe Evropen. Yamin ka incizuar shume Cd, duke perfshire "You can't buy swing" (2008) me kuartetin Eli Yamin dhe "Suns of Cosmic Consciousness" (2005) me Solar. Shfaqjet e tij ne radio dhe televizion perfshijne CBS Saturday morning, PBS, Fox News dhe Radion Kombetare Publike.

Chanell Crichloe (tube). Ajo themeloi kuintetin "Sakura Brass" me 2004 dhe ne 2007 u zgjodh ne Institutin Orkestral Kombetar. Crichlow-it iu dha Cmimi "Gramercy Horn of the Future" nga orkestra Gramercy Brass e New York-ut dhe ishte fituesja e cmimit "Linkoln Center Young Musicion" permes performances se saj me gjimnazin La Guardia te kuintetit Music Brass. Performancat e saj orkestrale dhe solo perfshijne Carnegie Hall, Qendren Linkoln, Avery Fisher Hall, Alice Tully Hall, Shkollen Juilliard dhe Festivalin Muzikor te Grave ne Michigan me Nedra Johnson dhe Fat Bottom Goirls.

Kate McGarry (vokal) u rrit ne Hyaniss, Masachussets. Ajo u diplomua per muzike Afro-amerikane dhe jazz ne Universitetin e Masachussets ne Amherst, ku studioi me Dr. Horace Boyer dhe Archie Shepp. Ne gusht 2008, McGarry nxori Cd-ne e saj te katert me Palmeto records, If less is more, Nothing is everything. Regjistrimi u propozua se fundmi per Grammy Award si albumi me i mire i xhazit vokal. McGarry eshte pedagoge e Shkolles se Muzikes se Manhatanit.

La Frae Sci (bateri) Perpara se te transferohej ne New York ne vitin 2000, Sci ishte drejtuesja e programit per Instrumentet per Femijet, nje program i sponsorizuar nga Shoqata e Xhazit e Ohajos Verilindore. Qe atehere, Sci ka marre pjese ne seminare te shumta brenda dhe jashte vendit qe mbeshtesin mesimin e xhazit. Ajo ka marre pjese ne turne ne France, Gjermani, Itali, Poloni dhe Zvicer me artiste te njohur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›