E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Cerrikut burg per jete 3 anetareve

Merr fund ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda gjykimi per nente te akuzuarit si anetar te Bandes se Cerrikut

Gjykata e Krimeve te Renda i ka dhene fund gjykimit te nente te pandehurve te akuzuar per ngjarjen e rende te vitit 1997 qe njihet ndryshe Masakra e Cerrikut. Pas pese vitesh gjykimi togat e zeza te kryesuara nga Klodian Kurushi vendosen te shpallnin fajtore te gjithe te akuzuarit ndersa kane denuar me Burgim te perjetshem tre prej tyre Meti Bozin Arjan Tosken Roland Xhepexhiun. Me 22 vjet u denuan te pandehurit Llazar Bicja Alban Toska dhe Entel Gashi ndersa per Tomor Buzanin gjykata dha denimin me 23 vite burg. I vetmi i pandehur i cili u shpetoi denimeve te renda ishte Bujar Buzani i cili ka pranuar bashkepunimin me drejtesine. Per kete te pandehur gjykata tha perfundimisht denimin me 8 vite burg. Shpallja e vendimit u be ne nje salle ku ishin te pranishem te gjithe te akuzuarit te cilet nuk shfaqen asnje reagim ndaj vendimit.

Historia

Me daten 22 maj te vitit 1997 eshte sulmuar me arme zjarri nga disa shtetas posta e policise se qytetit Cerrik ndersa jane larguar me force punonjesit e policise nga kjo poste. Te nesermen forca te policise se Komisariatit Elbasan te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj kohe Agron Kulici ne bashkepunim me forcat speciale Garda e Republikes kane vajtur ne qytetin e Cerrikut per te rivendosur rendin. Te pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi te ardhur ne dijeni te levizjeve te forcave policore ate dite ne qytetin e Cerrikut kane organizuar nje grup personash te armatosur me qellim goditjen e forcave te policise. Per kete arsye keta te pandehur kane shkuar ne lagjen numer 3 te qytetit Cerrik dhe kane takuar te pandehurit Arjan Toska Alban Toska Bujar Buzani Tomor Buzani si dhe shtetasit Luftar Toska Besnik Toska Sokol Buzani Bashkim Buzani te cilet ishin te armatosur dhe qendronin ne nje postbllok te krijuar prej tyre per shkak te hasmerive qe kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqinit i njohur me pseudonimin Mandela. Te pandehurit Bozi e Bicja kane nxitur personat e mesiperm per te goditur forcat e policise te cilet do te leviznin neper qytet duke i mashtruar se keto forca kishin ardhur nga Tirana me qellim vrasjen dhe perdhunimin e vajzave dhe grave te tyre. Po ashtu keta te pandehur kane nxitur te pandehurin tjeter Roland Sota Xhepexhiu dhe bashkepunetoret e tij te pozicionohen ne tarracat e qytetit dhe te godasin efektivet e policise. Te njejtin veprim kriminal keta shtetas kane bere dhe me disa persona te tjere te qytetit te Cerrikut duke i nxitur te pozicionohen ne tarracat e disa pallateve te tjera dhe duke iu sugjeruar te qellojne ne rast kunderpergjigje te forcave te policise. Pas ketij organizimi te pandehurit Arjan Toska Alban Toska Bujar Buzani Tomor Buzani se bashku dhe me shtetasit Luftar Toska Besnik Toska Sokol Buzani dhe Bashkim Buzani te armatosur me arme zjarri te ndryshme jane pozicionuar brenda ambienteve te kinemase se qytetit te Cerrikut duke zene pozicione ne dritaret e kinemase dhe ne tarracen e saj. I pandehuri Xhepexhiu me bashkepunetoret e tij te armatosur me arme te ndryshme jane pozicionuar ne tarracen e pallatit qe ndodhet rreth 200 m larg kinemase veprim ky i kryer edhe nga shtetas te tjere. Pas pozicionimeve qe percaktuan te pandehurit Llazar Bicja e Meti Bozi ne qytetin e Cerrikut kane mberritur forcat e policise se Komisariatit Elbasan te mbeshtetura nga disa njesi te Gardes se Republikes. Levizja e forcave te policise behej ne autokolone e perbere nga dy mjete te tipit IFA nje fugon i blinduar dhe dy diagac.

Vrasjet e efektiveve

Kur forcat e policise ndodheshin ne qender te qytetit shtetasi Ardian Rama aktualisht i vdekur ka qelluar me arme automatike ne drejtim te tyre goditje e cila ka sherbyer si indice per te kundervepruar me arme nga ana e forcave speciale te policise Garda e Republikes. Ne momentin kur njera nga makinat e blinduara te policise ka qene duke kaluar ne qender te qytetit te Cerrikut perballe me kinemane e qytetit fluksi i te shtenave ne drejtim te forcave speciale te policise ka qene maksimal ne dy drejtime kryesore. Makina e blinduar eshte qelluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj eshte hedhur edhe nje granate nga ana e Sokol Buzanit aktualisht i vdekur veprime qe kane shkaktuar djegien e 2 dy prej efektivave te policise qe ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjere te dalin nga blindi e me pas te qellohen me arme zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe te 3 tre efektivave te tjere te policise. Ne perpjekje per tu larguar nga vatra e zjarrit ne afersi te pallatit nr. l te qytetit te Cerrikut ne nje arre e te mbjelle me theker eshte vrare edhe nje efektiv tjeter i forcave speciale te policise Gardes shtetasi Qemal Mehmeti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›