Emiratet e Bashkuara Arabe te interesuara per nje forum biznesi me Kosoven
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj priti dje ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Kosove rezident ne Ankara Khalid Khalifa Al Mualla me te cilin diskutoi rreth mundesive te intensifikimit te bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve. Sipas ministrise kosovare Al Mualla e njoftoi ministrin Beqaj se eshte i interesuar te organizoje nje forum biznesi mes Republikes se Kosoves dhe Emirateve te Bashkuara Arabe ku do te marrin pjese kompani nga te dy vendet per cka ministri Beqaj eshte shprehur i gatshem te ofroje mbeshtetjen per kete dhe nismat tjera per bashkepunim ekonomik. Me kete rast ministri Beqaj ka theksuar prioritetet e zhvillimit ekonomik te vendit dhe e njohu delegacionin e EBA-se me projektet qe jane duke u realizuar dhe ato qe pritet te realizohen ne te ardhmen kryesisht ne sektoret e energjise minierave dhe telekomunikacion.