E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Arratiset nga burgu i denuar per vrasje

Nje i denuar ne Burgune Sigurise seLarte te Peqinit ka thyer lejen e dhene nga drejtoria duke mos u kthyer ne Institutin e Ekzekutimit te Denimeve Penale ne Peqin.Zedhenesja e Policise se Elbasanit Valbona Begu tha Shtetasi Lulzim Paja 37 vjecme banim ne fshatin Shtermen te rrethit te Elbasanit ka thyer lejen e dhene nga drejtoria dhe nuk eshte paraqitur ne burg. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ku pasi eshte pritur dhe eshte verifikuar qe 37-vjecari nuk eshte kthyer ne burg drejtoria e institucionitka kryer denoncimin ne polici per ngjarjen e ndodhur. Mesohet se policia ka shkuar ne banesen e 37-vjecarit kueshte verifikuar se aika qene ne banese gjate tri diteve te lejes e me pas eshte larguar. Policia ka nisur kerkimet per te gjetur 37-vjecarin i cili kishte 15 vjet qe kryente denimin ne Burgun e Sigurise se Larte te Peqinit per vepren penale teVrasjes. Gjykata e kishte denuar me 17 vjet burg per vrasje. Mesohet se ne vitin 1997 Lulzim Paja kishte vrare nje bashkefshatarin e tij per motive qe ende nuk dihen. Nderkaq Policia e Elbasanit ka ngritur disa postblloqe dhe ka organizuar nje kontroll te rrepte ndaj mjeteve ne qarkullim por vemendje e madhe i eshte kushtuar edhe kontrollit neper fshatra. Te gjithe te afermit e te arratisurit jane marre ne pyetje ndersa jane shoqeruar ne cilesine e deshmitarit policet shoqerues te Lulzim Pajes. Nuk dihet ende se cfare qendrimi do te mbaje Drejtoria e Policise se Shtetit per keta punonjes te policise nderkohe qe ka nisur hetimi per to. Thyerja e lejes se te denuarve eshte kthyer ne dicka e zakonshme ndaj Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve duket se do te shtrengoje dheniet e lejeve duke vendosur rregullat te ashpra per to.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›