”Banda e Durresit” , Gjykata cakton avokatët e rinj
Tre nga të akuzuarit e "Bandes së Durrësit", Indrit Dokle, Lulezim Berisha dhe Indrit Taullai do te perfaqesohen nga avokatët e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo masë u mor pas shkarkimit të mbrojtjes së mëparshme
TIRANE-Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sot që 3 nga të akuzuarit e Bandes së Durrësit, Indrit Dokle, Lulezim Berisha dhe Indrit Taullai te perfaqesohen nga avokatët e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi u mor sot pasi disa dite me parë po kjo Gjykate shkarkoi per braktisje të sallës gjyqesore avokatet mbrojtes të të pandehurve. Seanca e sotme gjyqësore edhe pse e shkurtër është shoqeruar nga debate te shumta nga ana e të akuzuarve. Gjykata mori këtë vendim pas mungesa e herë pas hershme e avokatëve mbrojtës po shkaktonte shtyrje njëri pas tjetrit të proceseve gjyqësore. Pas vendimit për caktimin e gjykatësve të rinj, Gjykata vendosi të enjten e ardhëshme ditën për zhvillimin e seancës së radhës. Të pandehur në këtë proces, janë 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale mes tyre disa vrasje të ndodhura pas vitit '97 kryesisht në qytetin e Durrësit Shumë prej të akuzuarve si antarë të "Bandës së Durrësit" janë arrestuar këto tre vitet e fundit në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka realizuar hetimet për çështjen.
(d.b/BalkanWeb)