E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Opozita dakort për hapjen e dosjeve

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend, vullnetin e qartë të opozitës së majtë për hapjen e dosjeve. Por ai shpreh frikën se shumë prej tyre, dhe ato më të rëndësishmet janë zhdukur 

TIRANË- PS e gatshme në inisiativën për hapjen e dosjeve, madje dhe të atyre që ndodhen në arkivin e shtetit. Por, PS shpreh frikën se shumë prej tyre, dhe ato më të rëndësishmet janë zhdukur. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend, vullnetin e qartë të opozitës së majtë për hapjen e dosjeve.
"E kemi thënë hapur që jemi për hapjen e dosjeve, madje edhe të atyre që ndodhen në arkivin e shtetit, duke i dhënë të drejtë shqiptarëve që të kenë akses në këto dosje. Por, a ekzistojnë realisht dosjet? Kemi të dhëna se shumë prej tyre janë zhdukur, veçanërisht ato të UDB-së, të viteve '92-'95", tha deputeti Braçe, ndërsa shtoi se "kjo nuk është diçka e rastësishme".
Ai akuzoi maxhorancën "për qëndrim cinik dhe aspak serioz lidhur me hapjen e dosjeve".
"Debati po bëhet si shantazh ndaj opozitës, ose në rastin më të keq, si formë për të larguar vëmendjen ndaj tragjedive që po i marrin jetën shqiptarëve", tha Braçe sot në Parlament.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›