E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Durresit Krimet e Renda 19 vjet Bujar Gashit

Gjykata e Shkalles se pare per Krime te Renda denoi me 19 vjet burg shtetasin Bujar Gashi i akuzuar si anetar i Bandes se Durresit duke i ulur atij 6 vjet burg nga denimi i kerkuar nga prokuroria.
Vendimi eshte dhene sot ku gjykata e deklaroi Gashin fajtor vetem per nje nga 4 akuzat qe rendonin ndaj tij.
Gjykata tha se Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg per vepren penale te Vrasjes me paramendim ne bashkepunim te shtetasit Dritan Disha tjeter anetar i bandes.
Trupi gjykues nen kryesimin e gjykatesit Idriz Mulkurti e shpalli te pafajshem per veprat penale te Pjesmarrjes ne organizate kriminale Kryerjes se krimeve nga organizata kriminale si dhe vepren penale per mbajtje pa leje te armeve luftarake.
Ndaj Bujar Gashit gjykata ka realizuar nje proces te ndare nga pjesa tjerer te akuzuar si pjestare te bandes se Durresit pasi dhe arrestimi i tij u be pas tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›