E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove-Serbi arrihet marreveshjape 6 pikekalimet kufitare

Shefja e delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri tha sonte se ne parim eshte arritur marreveshja per Menaxhimin e Integruar te Kufirit.

Me tutje ne intervisten per RTK-ne ajo vleresoi se kjo eshte nje ngjarje e madhe.

Bisedimet ndermjet delegacioneve te Kosoves dhe te Serbise u mbajten sot ne Bruksel. Ndermjetesues ne kete dialog eshte Bashkimi Evropian.

Sipas Edita Tahirit me Menaxhimin e Integruar te Kufirit perfshihen 6 vendkalime kufitare ndermjet Kosoves e Serbise. Me kete marreveshje sipas saj jane mbrojtur interesat kombetare te Kosoves dhe eshte respektuar Kushtetuta e Kosoves.

Ajo theksoi se duke pasur parasysh qendrimin konstruktiv te Kosoves ne keto bisedime tash pritet udherrefyesi per liberalizim te vizave dhe marredheniet kontraktuale me Kosoven.

Shqiptarja.com - Evropa e Lire

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›