E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Markajt arrestohen dy punonjes te burgut 313

Dy punonjes te burgut 313 ne Tirane jane arrestuar nga policia pasi jane konsideruar pergjegjes per arratisjen nga burgu te 20 vjecarit Ajet Markaj.
Ne nje njoftim zyrtar behet i ditur se pergjegjesi i Sigurise se IEVP ne burgun 313 Kamber Hoxha dhe specialisti i trupes se rregjimit te brendshem Eqerem Disha jane arrestuar me akuzen per shperdorim i detyre.
Gjithashtu po sipas ketij njoftimi ka nisur procedim penal per vepren penale te Shperdorimit te detyres edhe per 3 punjonjes te tjeret te cilet jane Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama.
Nderkohe ne njoftimin zyrtar behet i ditur edhe menyra e arratisjes se 20-vjecarit Ajet Markaj nga burgu i sigurise se larte ne Tirane.
I paraburgosuri Ajet Markaj i arrestuar per veprat penale Vjedhje e bankave dhe e arkave te kursimit mbetur ne tentative dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit eshte hedhur ne murin jugor te ajrimitduke bere te mundur largimin e tij nga ky institucion. Reagimi i menjehershem i punonjesve te policise shkrepeja e armes 26 here nuk beri te mundur neutralizimin e largimit te paraburgosurit thuhet ne njoftimin zyrtar.
Gjithashtu behet i ditur se nga ana e SH.K.B.B-se u kryen veprimet proceduriale kqyrja e vendit te ngjarjes nga grupi i eksperteve kriminalistike si dhe u moren ne pyetje punonjesit e policise qe ishin ne sherbim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›