E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit,rikthehen avokatët e përjashtuar

Rikthehen avokatët e përjashtuar nga trupi gjykues në mbrojtje të pandehurve të bandës së Durrësit. Këtë kërkesë e kanë bërë vetë të pandehurit Endrit Dokle,Lulzim Berisha si dhe Indrit Taullai të cilët kërkuan rikthimin e mbrojtësve të tyre ligjore.Avokatët Arben Qeleshi,Riza Icka,Sokol Azizi si dhe Petraq Semani do të jenë sërish avokatët e të cilët do të mbrojnë interesat e të pandehurve Lulzim Berisha Plaurent Dervishaj i cili gjykohet në mungesë si dhe Endrit Dokles e Indrit Taullait. Trupi gjykues me në krye Gurali Brahimllarin vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për javën tjetër për vendosjen e procedurave të rikthimit të avokatëve shtyrje kjo që hasi dhe në kundërshtimin e organit të akuzës të cilët kërkuan që seancat gjyqësore në lidhje me cështjen të zhvillohen cdo ditë kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga gjykata

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›