E Diel, 1 Nëntor 2026

Helsinki: Aktivitet sensibilizimi, burgun 313

Në kuadër të ditës së "Konventës për të drejtat e Fëmijës" Komiteti Shqiptar i Helsinkit së bashku me qëndrën Fëmijët Sot Organizuan një aktivitet sensibilizues me të miturit që ndodhen në Institucionin e Paraburgimit Jordan Misja. Fjalën e hyrjes e mbajti zv.Drejtori i paraburgimit Albert Roshi i cili theksoi se aktiviteti është një nismë e mirë për njohjen e të drejtave të të miturve në institucionet e paraburgimit por edhe në zbatimin e tyre. Komiteti Shqiptar i Helsinkit aktivizoi rreth 27 të mitur të cilët ndërvepruan me programe të ndryshme për njohjen sa më mirë të të drejtave të tyre.
Aktiviteti ka si qëllim kryesor sensibilizimin e të miturve për njohjen sa më mirë të të drejtave të tyre por edhe në planet javore të mësimdhënies në këto institucione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›