E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banda e Lirisë”, nga të parat shoqata artistike para shpalljes së Pavarësisë

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Më 1 tetor 1908, në Korçë u themelua Shoqëria Artistike “Banda e Lirisë”.

Themelimi i “Bandës së Lirisë” u konsiderua si një ngjarje e rëndësishme kulturore, e iniciuar nga Klubi “Dituria”. Shoqëria, e cila kishte mbledhur rreth 40 instrumentistë nën drejtimin e mjeshtrit Paskal Anibale, u bë një nga organizimet e para artistike në vend të periudhës para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç muzikës, “Banda e Lirisë” zhvilloi veprimtari të ndryshme artistiko-kulturore si shfaqje teatrore, ngriti grupe valltarësh por njëkohësisht ndihmoi në përhapjen e ndjenjës kombëtare dhe forcimin e identitetit shqiptar.

Pikërisht kjo veprimtari kulturore, e shoqëruar me përhapjen e ideve patriotike, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve osmane, të cilat, duke e parë shoqërinë  “Banda e Lirisë” si një faktor në rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, e detyruan atë të ndërpriste veprimtarinë në dhjetor të vitit 1911. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›