Banda e Vankuverit, 12 instrumente për fëmijët e Antigonesë

Pas koncertit te mbajtur ne festivalin e “Takimit Muzikor te Dy Boteve” banda simfonike e Vankuverit u drejtua ne Komunes Antigone ne Gjirokastres.
Orkestra e drejtuar nga dirigjenti shqiptar, Bujar Llapaj, ka organizuar nje koncert simfonik, ndersa u ka dhuruar 12 femijeve te kesaj komune instrumentat muzikore. Kreu i kesaj komune,Ylli Muho, e ka cilesuar kete ngjarje me rendesi te vecante per komunitetin e Antigonese.
Emocine te shumta kane ndjere edhe vete instrumentistet, pasi kane frymezuar hapat e pare te femijeve drejt rruges se muzikes.
Të 12 femijet, te cilet tashme po zoterojne instrumentat e orkestres simfonike te Vankuverit, do te jene banda e pare frymore e komunes Antigone. Gjate kesaj periudhe, orkestra e “vogel” do te trajnohet nga nje instruktor muzike ku do te pergatisin edhe pjeset e para.