Dita amerikane u festua edhe me nxënësit e Beratit

Aktivitete të shumta duke prezantuar historinë, kulturën, artin e deri tek gastronomia janë organizuar një ditë më parë në Berat, në kuadër të ditës amerikane.
Falë një bashkëpunimi mes shkollës nëntë vjeçare “Thimi Tani” në këtë qytet dhe vullnetarëve të Korpusit të Paqes është kujtuar në ambjentet e bibliotekës Dita e Pavarësisë së Amerikës.
Nxënësit me punët e tyre kan sjellë të dhëna historike mbi pavarësinë e Amerikës, pozitën gjeografike, politikën, artin, kulturën deri tek gastonomia, ku janë prezantuar disa nga ushqimet me të preferuara të amerikanëve.
Diana Zaloshnja, menaxhere pranë Korpusit të Paqes u shpreh se vullnetarët e kësaj organizate jane në Shqipëri jo vetëm për të dhënë kontributin e tyre në fushat ku veprojnë, por edhe per të promovuar vlerat amerikane.
Ne kete aktivitet more pjese edhe shume prinder, mësues, vullnetare te Korpusit te Paqes ne Shqiperi si dhe perfaqesues te pushtetit vendor.