E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Fëmijëve, Shkodra çel natën e parë të edicionit

Ne qytetin e Shkodrës ka startuar Festivali i 50-të Mbarëkombëtar i Këngës për Femijë, një aktivitet që do të shoqërojë qytetin verior për tre ditë me radhë.
 

Për herë të parë në historinë 50- vjeçare, organizatorët menduan ta zhvendosin atë nga salla e teatrit "Migjeni", ku tradicionalisht ka zhvilluar konkurimet e tij, në mjediset e hapura të rrugës “Pedonale” të qëndrës së qytetit.
 

Dy prezantuesit e festivalit, këngëtarja Rosela Gjylbegu dhe aktori, Julian Deda, kanë bërë hapjen në një skenë gjigande të improvizuar në qëndër të “Pedonales” së qytetit. Ne skene interpretuan femije nga gjithë Shqipëria, gjithsej 24 këngë.
 

Këtë vit “Pedonalja” e Shkodres është kthyer në një amfiteatër kulturor ku do përfomojne fëmijet shqiptarë, duke braktisur kështu skenat e mbyllura.  
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›