Hiri i vullkanit e ndryshoj karrierën e Lewandowskit

Robert Lewandowski pritej të ishte lojtar i një skuadre angleze në vitin 2010. Por të ardhmen e sulmuesit polak e ndërroj hiri i vullkanit në Islandë. Vullkani i Eyjafjalloukul që shpërthej në Islandë ishte përcaktues për karrierën e Lewandowskit.
Ish sulmuesi i Lech Poznan ishte bërë gati të kalonte te skuadra e Blackburn United. Agjenti i tij kishte arritur marrëveshje me skuadrën angleze por që agjentët e Tottenham dhe West Ham ishin bërë gati për ti "vjedhur" Blackburnit sulmuesin polak gjatë udhëtimit në Angli.
Por krejtë këto plane u prishën pas shpërthimit të vullkanit në Islandë pasi që të gjitha fluturimet u ndëprenë ato ditë.
Pamundësia për të udhëtuar në Angli bënë që Lewandowski të bisedojë me skuadrën e Dortmund për të arritur marrëveshje./Indeksonline/