E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bandat e Elbasanit 2 te vrarezhvarrosen pas 14 vitesh

TIRANE-Kembengulja e familjareve te dy te rinjve te vrare gjate vitit 1997 ne qytetin e Elbasanit ka detyruar prokurorine e ketij qyteti qe dje te kryeje zhvarimin e trupave te Arben Shkodranit dhe Alfier Sadushit.

Te rinjte u vrane gjate nje shkembimi zjarri mes nje pjesetari te bandes famekeqe te Tan Kateshit dhe nje grupi rival. Per 14 vjet rresht familjet Shkodrani dhe Sadushi ne qytetin e Elbasanit kerkuan rihapjen e ceshtjes per vrasjen e djemve te tyre Arben dhe Alfier per te cilet dyshojne se autoret e vertete nuk jane personat qe akuzohen dhe jane shpallur ne kerkim.

VRASJA
Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen Vullnetari ne Elbasan gjate vitit 1997 kohe kur lufta e bandave ne kete qytet ka qene mjaft e eger dhe e pergjakshme. Sipas versionit te deritanishem pese persona te maskuar kane qelluar ne drejtim te Kastriot Dervishit i cili ishte nje nga pjestaret kryesore te bandes se Tan Kateshit.
Pas bresherive gjate shkembimit te zjarrit Dervishi qe ishte edhe shenjestra ka ngelur i plagosur rende po nderkohe kane ngelur te vrare dy te rinjte Arben Shkodrani dhe Alfir Sadushi qe ndodheshin nje te njejten makine me te.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›