E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Gordon Qeveria te pranoje kompromisin

TIRANE-Ndihmes sekretari i SHBA per Europen Filip Gordon ka deklaruar se SHBA eshte e shqetesuar per tejzgjatjen e ngercit politik ne Shqiperi. Ai ka vleresuar faktin se opozita i ka dhene fund bojkotit ndersa ka kerkuar nga ana e mazhorances qe te pranoje kompromisin. Keshtu Ambasada e SHBA-ve ne vendim tone i referohet nje raporti te Ndihmes Sekretarit Filip Gordon me titull Gjendja ne Ballkan ku ne nje kapitull te vecante per Shqiperine thuhet se Parlamenti nuk ka mundur te miratoje ligjet e reformes te percaktuara nga BE si te detyrueshme per te marre statusin e vendit kandidat thuhet ne njoftimin e ambasades.

SHBA nder te tjera vlereson rolin e opozites per te hequr dore nga bojkoti dhe fton forcat politike te lene menjane grindjet vetjake dhe te punojne per plotesimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR.

Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara ne lidhje me ngercin e sterzgjatur politik ne Parlament i cili nuk ka mundur te miratoje ligjet e reformes te percaktuara nga BE-ja si te detyrueshme per te marre statusin e vendit kandidat. Na inkurajon fakti qe opozita e ka perfunduar bojkotin e parlamentit pas procesit te zgjatur per vendosjen e rezultatit te zgjedhjeve per kryetar bashkie ne Tirane thuhet ne deklaraten e ndihmes sekretarit amerikan te shtetit Gordon.

Ai ka nenvizuar faktin se e kemi nxitur qeverine te miratoje rekomandimet e BE-se dhe OSBE-se per reforme si edhe te beje perpjekje realiste dhe te prekshme per te perfshire opoziten dhe per te pranuar kompromisin si pjese e procesit politik. Ne te njejten kohe Gordon ben me dije se SHBA ka nxitur opoziten te jete e pergjegjshme dhe e gatshme - gje e cila ne nje demokraci te pjekur kerkon pjesemarrje te plote dhe aktive ne parlament. Pas dy vitesh mpirjeje ka ardhur koha qe drejtuesit politike te kapercejne grindjet vetjake dhe te bejne perparim konkret me programin e reformes ose perndryshe do te rrezikojne te humbasin hovin e metejshem. Jemi duke vepruar si partnere me BE qeverine shqiptare dhe shoqerine civile per shqyrtimin e 12 reformave me perparesi qe nevojiten per pranimin ne BE ka thene Gordon.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›