E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga vizitë zyrtare treditore në Bruksel

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për vizitë zyrtare treditore në Bruksel, konfirmojnë burimeve zyrtare ngë Presidenca kosovare.

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Jahjaga do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, Komisionerin e BE për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule, Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, si dhe do të zhvillojë një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e Delegacionit për Evropën Juglindore.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›