E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat e ish-pronarëve, PS, kundër aktit normativ

Krerët socialistë të bashkive të Durrësit dhe të Korçës, i kanë kërkuar kryetarit Rama zgjidhje të drejtë problemit të strehimit për ata që banojnë në shtëpitë e ish pronarëve.
 

Ndërsa kanë marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS-së, Vangjush Dako dhe Niko Peleshi janë shprehur kundër programit të qeverisë për këtë kategori, duke theksuar se kredia nuk është zgjidhje.
 

“Kërkojmë nga kreu i PS-së që me ardhjen në pushtet t`i japë zgjidhje përfundimtare këtij problemi, këto shtëpi të jepen falas banorëve që jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve”- tha kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
 

Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe kreu i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, sipas të cilit nuk mund të zgjidhet në 20 ditë, një problem që nuk u zgjidh në 20 vite.
 

Ndërsa kryesocialisti Rama theksoi se PS-ja nuk mund të lërë pa shqyrtuar këtë problem për një pjesë të shoqërisë por theksoi se opozita mbështet edhe ish-pronarët të  drejtat e të cilëve nuk janë përmbushur prej 20 vjetësh.

 “Garantoj të gjithë pronarët se PS-ja është e qartë dhe e prerë në vision dhe në programin e saj për njohjen e të drejtave e tyre të mohuara për 20 vjet” theksoi Rama.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›