E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat në zonat informale, të pasiguruara

Pothuajse të gjitha banesat e ndërtuara në zonat informale, përfshi këtu vilat shumëkatëshe nuk janë të siguruara nga zjarri apo rreziqe të tjera. Banorët shprehen se presin legalizimin, pasi akoma nuk kanë siguri të plotë se do të marrin tapitë për shtëpitë. 

TIRANE- Investimet kolosale që janë bërë në zonat informale për ngritjen e godinave shumë katëshe për banim, janë të pasiguruara. Banorët presin që banesat e tyre të legalizohen dhe më pas ti sigurojnë ato pranë kompanive të sigurimit, duke i futur kështu edhe në treg. Por, për momentin mijëra shtëpi nuk janë të siguruara nga zjarri apo rreziqe të tjera edhe pse janë ndërtuar pothuajse ngjitur me njëra-tjetrën.
Banorët shprehen se e kanë dorëzuat dokumentacionin për legalizimin e banesave dhe se janë në pritje të hapave që do të ndjekin institucionet shtetërore. Pavarësisht shumave të mëdha financiare që kanë shpenzuar për ngritjen e banesave disa katëshe, ende nuk janë të sigurtë për legalizimin e tyre. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›