“Kartat”, rrezikohen afatet në qarkun e Beratit
Prefekti i qarkut të Beratit ka bërë thirrje ndaj firmës Sagem, që kjo e fundit të marrë masa për të shtuar operatoret në zyrat e aplikimit të kartave. Sipas prefektit Thoma Rumnici, në Bashkitë si Ura Vajgurore afatet rrezikojnë të mos arrihen.
BERAT- Prefekti i Beratit ka bërë thirrje sot për të shtuar operatorët në zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në Bashkinë e Urës Vajgurore dhe në Bashkitë e tjera me mbi 5 mijë banorë.
Thoma Rumnici, prefekti i qarkut Berat ka deklaruar se një operator nuk i përgjigjet dot numrit të personave që janë paraqitur në sportelet e aplikimit në Bashkinë e Urës Vajgurore, por edhe në Bashkitë e tjera të mëdha si Poliçani dhe Kuçova. Për këtë arsye Rumnici, i ka bërë thirrje firmës Sagem, të shtojë operatorët në zyrat e aplikimit në mënyrë që të mos rrezikohen afatet e vendosura për pajisjen me kartat e identitetit dhe letërnjoftimet e reja biometrike.
Ndërkohë në qytetin e Beratit bllokimi i herë pas hershëm i sinjalit të internetit po rrezikon mbarëvajtjen e procesit, pasi të dhënat mund të verifikohen vetëm online. Një gjë e tillë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku në 5 zyrat e aplikimit nuk u krye dot asnjë procedurë deri në mesditë për shkak të ikjes së sinjalit të internetit.
(a.r/news24/balkanweb)