E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e rolit të gruas në politikë, OSBE projekt me qeverinë

Rritja e rolit dhe vendimmarrjes së gruas në jetën politike shqiptare është qëllimi i një projekti 3-vjeçar të iniciuar nga OSBE-së dhe Mininistrinë e Punës e Çështjeve sociale e shanseve të barabarta. 

TIRANE- Zyra e OSBE-së në Tiranë dhe Ministria e Punës kanë promovuar sot nisjen e një projekti tre vjeçarë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, zëvendësministria e Punës Marjeta Zaçe, të cilët vlerësuan projektin të një rëndësie të veçantë që pritet të bëjë diferencën në rritjen e rolit të grave në politikën shqiptare.
Projekti i cili financohet nga Ambasada Hollandeze dhe Suedeze në Tiranë, parashikon seminare, debate dhe trajnime për të mundësuar krijimin e kushteve të favorshme për rritjen e rolit aktiv të grave në Shqipëri si parametër kyç për një vend demokratik.

Marjeta Zaçe në fjalën e saj u shpreh se “ky projekt do të vazhdojë për tre vjet dhe besojmë se do të bëjmë realitet të gjitha objektivat strategjik të vendosur në strategjinë për barazi gjinore”.

Në fjalen e tij ambasadori i OSBE-së Bosch, bëri thirrje që partitë politike të marrin seriozisht ndryshimin për kuotën gjinore në Kodin e ri Zgjedhorë, ndërsa konsideroi të pa pranueshëm faktin që në zgjedhjet e mëparshme u hasën shumë raste të votimit familjarë dhe kolektiv.

Boscg u shoreh se “unë besoj fuqimisht se mundësitë e barabarta për përfaqësimin e grave në politikë dhe për të influencuar në jetën politike janë një parametër kyç dhe aspekt integral në demokratizimin e këtij vendi. Në lidhje me votimin e grave në Shqipëri hasen akoma raste të votimit kolektiv, në vitin 2007 raporti ndërkombëtarë i vëzhguesve të huaj tha se kishte votim familjar në 30 për qind të qendrave të votimit të vizituara prej tyre, praktik kjo që i heq të drejtën e votës gruas çka është e pa pranueshme për një vend që merr seriozisht aspiratat për integrim”.

”Tani në Kodin e Ri zgjedhorë përmenden seriozisht kuotat gjinore dhe të shohim se sa seriozisht do ta marrin partitë politike këtë angazhim në përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike”- theksoi Bosch

Projekti do të drejtohet nga burra e gra dhe do të implementohet nga partnerë shqiptarë ndërsa po sot u mblodh për herë të parë këshilli i bordit të këtij projekti, i cili do të mbukqtr mbarëvajtjen e punës.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›