Banesat sociale nisin aplikimet per rreth 5500 te pastrehe
TIRANE - Bashkia e Tiranes ka celur fazen e pare te aplikimeve per personat e pa strehe. Jane 400 banesat sociale ne zonen e Shkozes te cilat bashkia do ti vere ne dispozicion te gjithe atyre qytetareve qe do te plotesojne kriteret. Kategorite perfituese do te jene familjet me shume femije kategorite me ne risk te qytetit si personat me aftesi te kufizuara te moshuarit qytetaret qe jetojne ne kushte te renda higjieno - sanitare apo ciftet e reja me moshe totale jo me shume se 55 vjec - tha Ogeta Manastirlliu drejtoresha e Menaxhimit dhe Strehimit Social. Aktualisht numri i te pastreheve te regjistruar ne Bashkine e Tiranes shkon ne 5450 persona. Sipas Bashkise se Tiranes ne fazen e pare te projektit pritet te strehohen rreth 800 qytetare. Per banesat sociale me qira qytetaret do te paguajne nje shume te caktuar e cila do te vendoset ne baze te numrit te pjesetareve si dhe te ardhurave mujore qe siguron familja.
12 Shtator 2010