E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bangaladesh, 51 të vdekur nga rrëshkitja e dherave

CITAGONG- Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshkitja e dherave, në një rajon juglindor të Bangladeshit, pas tre ditësh me shira të rrëbmyeshëm që shaktuan përmbytje dhe dëmtime në infrastrukturën e transportit, njoftuan sot autoritetet vendase. 

''Forcat ushtarake u dislokuan në rajon për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në zonat e prekura, në rajonin malor Citagong'', deklaroi kryeadministratori i distriktit, Sirajul Haq Khan, i cili theksoi se bilanci i viktimave mund të rritej. 

Sipas Khan, të paktën 26 persona nga mbetur të vdekur gjatë rrëshkitjes së dherave dhe pëmbytjeve përreth zonës partuale në Citagong dhe në distriktin Cox Bazar .
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›