E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë protestat në Lezhë, banorët 22 ditë pa drita

Lezhë- Banorët e Lezhës kanë protestuar sërish sot pranë zyrave të CEZ duke moslejuar zhvillimin e punës aty. Protestat kanë vijuar nga dje ku me qindra banorë kwrkojnë rikthimin e energjisë elektrike, pasi mungon prej 22 ditësh.

Banorët e komunës Kolshit janë vendosur para derës së CEZ që herët në mëngjes dhe nuk kanë lëvizur që aty deri pasdite, ndërsa kanë kërkuar që shtetit të riparojë transformatorin. Ata shprehen shumë të alarmuar pasi kanë disa herë që protestojë dhe problemi i tyre nuk është zgjidhur, këtë herë ata kanë krcënuar me bllokimin e punës në nënstacion.

Ashtu siç kishte premtuar pjesë e protestës ka qenë dhe kryetari i Komunës Kolshit Ferdinat Ndoji, i cli shprehet se nga komunikimet që ka bërë me përfaqëuesit e CEZ problemi do të vijojë të moszgjidhet.

Banorët kanë protestuar edhe në datat 13 dhe 8 qershor për zgjidhjen e këtij problemi, por deri tani nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
Mungesa e energjisë elektrike e ka vënë në vështirësi jetesën e 120 familjeve, pasi temperaturat e larta kanë bërë që shumë biznese të dëmtohen, por edhe vetë banorët shprehen se shumë produkte janë prishur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›