E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, partitë e vogla mbledhin tryezën në orën 14:00

TIRANE- Partitë e vogla do të mblidhen sërish sot në një tryezë me qëllim përfshirjen e propozimeve të tyre në reformën zgjedhore, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës.

Tryeza ku do të marrin pjesë parti të majta e të djathta do të mblidhet rreth orës 14:00. 

Partitë e vogla më herët kanë propozuar disa formula duke u bazuar te sistemi danez, për reformën zgjedhore, draft të cilin e kanë dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore.

Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, cka sipas kërkesës së vazhdueshme të partive të vogla do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›