E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bangladesh, 160 të vdekur nga shembja e një ndërtese

SAVAR- Të paktën 160 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 000 të tjerë janë plagosur dje në Bangladesh nga shembja e një ndërtese tetëkatëshe, ku ndodheshin gjithashtu disa dyqane, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.

"Të paktën 160 persona humbën jetën", theksuan burimet zyrtare vendase. "Ndërkohë, rreth 1 000 të tjerë janë shtruar në spital", shtuan burimet zyrtare vendase.

Ndërtesa e mbiquajtur "Rana Plaza" u shemb rreth orës 03:00 GMT në Savar.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›