Fushë Krujë, sherr për ndeshjen e futbollit, vritet me thikë 19-vjeçari
FUSHE KRUJE – Një 19-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, pas një sherri me thika për ndeshjen e futbollit, në një lokal në fshatin Borizanë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 19-vjeçari Florjan Kadiu u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, me të cilin ishte konfliktuar për shkak të një basti sportiv.
Mësohet se të rinjtë po ndiqnin ndeshjen Dortmund-Real Madrid, në një nga lokalet e fshatit Borizanë, kur janë konfliktuar për shkak të rezultatit të ndeshjes. Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 19-vjeçarit.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar autorin e krimit dhe janë vënë në lëvizje për arrestimin e tij.
(er.nu/BalkanWeb)