E Diel, 1 Nëntor 2026

Do te marresh me lehte kredi? Thuaji bankes se merresh me tregti e makina

Nese jeni nje sipermarrje qe doni te kreditoheni prej nje banke, natyrisht qe juve duhet ta bindni ate duke i treguar se biznesi juaj eshte fitimprures, e kesisoj, do jeni ne gjendje ta shlyeni kredine sipas rregullave. Dhe lloji i biznesit qe paraqitet me bindes ndaj bankave, duket se eshte ai i tregtise, si edhe i riparimit te automjeteve e

artikujve shtepiake. Ku futen dyqanet, super-marketet apo edhe servilet e makinave etj. Kjo faktohet edhe nga shifrat qe ofron Banka e Shqiperise, sipas te cilave, ky sektor ka arritur te “rrembeje” edhe pjesen me te madhe te kredive nga bankat. Konkretisht, sipas tyre, nese totali i kredise se dhene biznesit gjate dy muajve te pare te vitit 2013, eshte rreth 399 miliarde leke, rreth 136 miliarde, i jane akorduar pikerisht sektorit te lartpermendur, ose rreth 30% e totalit. Gje e cila ne fakt, nuk ndodh me asnje sektor tjeter te ekonomise, pasi shifrat e kreditimit te tyre jane shume here me te uleta. Keshtu, sektori i dyte me i kredituar nga bankat, qe eshte ai i ndertimit aktualisht, eshte gati sa gjysma e kredive qe marrin ne total bizneset qe merren me tregti apo riparime automjetesh. Ne shifra konkrete, ndertimi mesohet se eshte kredituar me nje nivel rreth 63 miliarde leke per secilin nga dy muajt e pare te ketij viti. Shifer kjo, e cila eshte rreth 50% e kreditimit te perfituar ne teresi nga dyqanet, super-marketet apo serviset e makinave. Nderkaq, ne vend te tjere, renditet industria perpunuese, e cila per periudhen e pare te ketij viti, mesohet se eshte kredituar me rreth 57 miliarde leke per secilin muaj. Per t’u pasuar nga sektori i prodhimit te energjise, ose hidrocentralet, te cilet kane mundur qe t’u marrin bankave per pjesen e pare te ketij viti nje financim total ne vleren e 47 miliarde lekeve, per secilin nga muajt respektive, janar dhe shkurt 2013.

Edhe individet, kreditohen me shume per tregti

Edhe individet, duket se jane me te preferuar nga bankat, nese ata deklarojne se merren me tregti, kryesisht ate te mallrave jo te qendrueshem. Cka presupozon ne praktike shitjen dhe blerjen e mallrave te ndryshme, duke e bere kete aktivitet si me me shume besim ne syte e eksperteve te kredise. Konkretisht, te dhenat e Bankes se Shqiperise, lidhur me nje dukuri te tille, tregojne se kjo lloj kredie ze rreth 10-12% te totalit prej 140 miliarde lekesh, qe individeve iu eshte akorduar ne pjesen e pare te ketij viti. Nderkaq, aspekti i pasurive te paluajtshme duket se eshte kredituar me pak prej bankave. Ne vlera reale, per individet, kjo shifer ka figuruar ne 33 miliarde leke gjate dy muajve te pare te ketij viti.

Peshkimi, s’ia mbush dot mendjen bankes

Nese ushtroni nje aktivitet ne fushen e peshkimit, dijeni se do ta keni shume te veshtire per t’ia mbushur mendjen bankes qe t’ju kreditoje. Referuar te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, ky rezulton si sektori qe arrin te perfitoje me pak para’ prej tyre, ne forme financimi per ushtrimin e aktivitetit. Konkretisht, shifra e tij, rezulton te jete vetem 913 milione leke, si per muajin janar, ashtu edhe at shkurt te ketij viti.

Hotelet dhe restorantet, bankat ne vend numero

Per te financuar aktivitetin privat te hoteleve dhe restoranteve, bankat duket se paraqiten “ne vend numero”. Kjo pasi, shifrat e kreditimit te tyre ndaj ketij sektori, paraqiten te njejta edhe kete vit, si nje vit me pare. Cka tregon per nje staniacion te ketij sektori, te pakten ne aspektin e ndertimit, sepse tashme strukturat e tij kryesore jane realizuar gjate ketyre dy dekadave. Por ne te njejten kohe, pjesa me e madhe e investimeve brenda ketyre strukturave, tashme eshte realizuar. Duke bere qe pronaret e tyre te mos kene ndonje nevoje te madhe per “bonus” nga ana e bankave. Konkretisht, shifra e kreditimit te ketij sektori, gjate dy muajve te pare te ketij viti, rezulton ne shifren prej 17.5 miliarde leke, per secilin prej tyre.

Me shume kredi bizneseve per kapital qarkullues

Nevoja e shtuar per likuiditet nga ana e bizneseve, duket se ka shtuar se fundmi tek ata edhe nevojen per te kerkuar para’ borxh nga bankat. Ne kete menyre, prej ketyre te fundit duket se eshte shtuar shifra e kredise se dhene me qellimin e kapitalit qarkullues. Konkretisht, BSH-ja referon se ekziston nje shifer prej rreth 43 miliarde lekesh per dy muajt e pare te ketij viti, pikerisht per kete qellim. Shifer e perafert kjo ne fakt, edhe me ate te over-drafteve qe kane marre bizneset prane bankave, perkatesisht me 44.3 miliarde leke per dy muajt e pare te vitit. Nje lloj kredie e shpejte dhe pa kolateral qe jepet kjo nga bankat, e cila u zgjidh gjithashtu bizneseve, nevojen per likuidim te shpejte pagesash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›