E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bangladesh, 26 të vdekur nga mbytja e tragetit

Lajmin e bëri të ditur sot një zyrtar lokal, i cili saktësoi se trageti transportonte një mijë pasagjerë që do të shkonin të festonin festën e kurban Bajramit. "Deri tani kemi arritur të nxjerrim nga uji 26 trupa. Dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur'', deklaroi një zyrtar lokal, Mejbahul Islam.

''Aksidenti ndodhi ndërkohë që ''MV Coco-4'', një nga tragetet më të mëdha të qarkullimit lumor në vend, mbërriti në ishullin Bhola, zonë e largët bregdetare rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit Dacca'', theksoi Zakir Hossain, shef i policisë lokale.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›