Paloka: Socialistët të mos mbrojnë aktet e Edvin Ramës
Gjatë një konference për shtyp, z. Paloka shprehu shqetësimin për deklaratat e deputetëve socialistë dhe të disa pseudo-analistëve, siç i quajti ai, që pretendojnë se "është turp denoncimi i akteve të shëmtuara dhe primitive nga Kryeministri Berisha dhe jo vetë aktet që ka kryer, Edvin Rama, për të cilin nuk ekzistojnë vlerat e familjes".
"Ju jeni të mjerë që dilni në mbrojtje të Edvin Ramës dhe bëni avokatinë e këtyre akteve shtazarake, vetëm për disa leje ndërtimi ose shkaqe të tjera. Uroj që të mos ndani me të, moralin primitiv", deklaroi deputeti i Partisë Demokratike.
Ndërkohë, në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputeti socialist, Blendi Klosi deklaroi dje se "Kuvendi i Shqipërisë nuk është poligon për eliminimin e opozitës". Ai dënoi deklaratat e bëra në Kuvend, nga kryeministri Sali Berisha, i cili u ndal te e kaluara personale e kreut socialist, Edi Rama.