Bangladesh, arrin në 275 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese
SAVAR- Të paktën 275 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 000 të tjerë janë plagosur dy ditë më parë në Bangladesh nga shembja e një ndërtese tetëkatëshe, ku ndodheshin gjithashtu disa dyqane, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.
"Të paktën 275 persona humbën jetën", thanë burime zyrtare vendase.
"Ndërkohë, rreth 1 000 të tjerë janë shtruar në spital", shtuan ato.
Ndërtesa e mbiquajtur "Rana Plaza" u shemb rreth orës 03:00 GMT të së mërkurës në Savar.
(m.a/ata/BalkanWeb)