Imzot Rrok Mirdita, 20 vite Ipeshkëv
Nga Elidon DODAJ
Ipeshkvi është bari e mësues i bashkësisë së besimtarëve, dhe shërbëtor i Ungjillit të Krishtit
Shkodra, por e gjithë Shqipëria festonte atë ditë. Në aeroportin e vetëm ndërkombëtar atë të Rinasit, do të zbriste Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II, që për shqiptarët në ato tri vite liri sillte aromën e agimit të ri. Shtëpitë shqiptare ishin boshatisur. Të gjithë kishin zgjedhur të dilnin rrugëve, mundësisht aty ku do kalonte Papa, vetëm e vetëm për ta parë atë njeri shumë të lartë e plotë shenjtëri. Nuk e kishte harruar popullin tonë asnjëherë këtë e dëshmojnë fakti që në disa kremtimet i kërkonte popujve të luteshin për vendin tonë, po ashtu edhe në takimin me shtegtarët shqiptar të diasporës po të njëjtën gjë kërkoi, edhe në takimet jo të pakta me Nënë Terezën, gjithnjë Shqipërinë e kishte përzemër. Ai do zbriste, po – po do zbriste në aeroport, në atë aeroporte të ndryshëm nga të gjithë të tjerët, do të puthte tokën tonë, do ta falenderonte Hyjin, për këtë dhuratë që i ka falë tokës e për këtë popull që i ka qëndruar besnik Atij.
Pikërisht këtë ditë Ati i Shenjtë, do ti jepte tokës sonë barinjtë e saj, shërbëtorët e Ungjillit të Krishtit pikërisht në Kishën Katedrale të Shkodrës, e mbushur përplotë me besimtarë nga katër anët e vendit aty mu para altarit Imzot Rrok Mirdita, do të merrte shugurimin Ipeshvor! Gëzim për Kishën tonë dioqezane, por për mbarë kombin. Kishës sonë tashmë nuk do ti mungojnë barinjt, ata që do të na drejtojnë tek Zoti mes lutjes dhe sakramenteve. Varfëria e Kishës sonë, e cila vinte pas një kohe të errët ateiste, por me një dëshmi të madhe se për Krishtin e për Papën japim jetën tashmë po lulëzonte! Pikërisht Ati i Shenjtë do të shtonte: Zoti ia dhuroi këtë ditë tokës suaj, popullit tuaj, që kaloi provën e një vdekje-je të veçantë, e cila zgjati vite dhe shkaktoi viktima të shumta. Shqipëria ishte fundosur në një humnerë dhe është një mrekulli që të dal prej saj pa gjakderdhje. Atëherë kur gjithçka e humbur, papritmas erdhi çlirimi. Ishin katër Ipeshkvit që Papa Gjon Pali II i dhuroi kishën në Shqipëri.
NE KEMI PARË KISHËN E SHQIPËRISË DUKE RILINDUR NËN SYTË TANË DHE DUKE HIJESHUAR VENDIN TONË, DHE KEMI NDJERË MALLËNGJIM. RILINDJA E SAJ KA NJË DATË: 25 PRILL 1993, DITA E VIZITËS SË SHENJTËRISË SË TIJ, PAPA GJON PALI II.
Kishës po i hapej një faqe e re në historinë e saj. Kjo faqe që ishte e shkruar me gjakun e martirëve që dhanë jetën për të dëshmuar të njëjtin Ungjill që vetë Pali na porositi, me frymëzimin e Shpirtit Shenjtë e Jezu Krishti, Zot. Kisha në Shqipëri po kremtonte Rreshajat, po fliste në gjuhët e kombeve, misionarët nga kudo kishin zbritur për ti dhënë një pamje të re, Kishës së Krishtit e të popullit besnik shqiptar. E bariu tashmë po punonte për ta bërë Kishën e gjallë një asamble plotë engjëj e dëshmitar, për tia kthyer atë besueshmëri që Ati i Shenjtë ia kishte dhuruar me emërimin e bariut të dioqezës!
Ati i Shenjtë më kishte dërguar në Tiranë në vitin 1993 për të filluar ndërtimin e kësaj dioqeze. Përballë këtij emërimi, … pasi lashë pas shpatullave New York-un, nuk mund të shmangeshin pyetjet të tilla si: nga duhet tia filloj? Ku do banoj? Kush do të jenë bashkëpunëtorët e mi të ngushtë? Sa kohë do më duhet të njoh gjithë territorin dioqezan që të mund të krijoj një ide për organizimin e tij? Ku do të jetë selia ipeshkvnore? Po katedralja, kisha nënë e të gjitha kishave të një dioqeze? Imzot Mirdita, e dinte mirë se një dioqezë si ajo e Durrës-Tiranë kërkonte shumë, dhe … e gjithë kjo që po nisej nuk mund të ishte vepër e njerëzve. Ishte vepra e Hyjit dhe ai do të ishte garanti i këtij misioni njerëzisht të pamundur.
Të panumërta janë punët e palodhshme, takimet baritore, e plotë të tjera: Kur shikoj tani shton Imzot Mirdita, – fillimin e pranisë sime këtu në Tiranë, ku nuk kisha asgjë të trashëguar përveç thjeshtësisë së njerëzve besimplotë dhe halleplotë, bujarisë së misionarëve dhe miqësisë së shumë e shumë të njohurve jashtë Shqipërisë, them pa ngurrim se çfarë dukej e pamundur atëherë, Zoti e ka bërë të mundur në jetën time. kujton Imzot Mirdita dhjetë vite pas ardhjes së tij si Ipeshkëv i Dioqezës Tiranë-Durrës.
Çgëzim i madh kur më thanë:
Do të shkojmë në shtëpinë e Zotit Psalmi 121, 1
Tirana, kryeqyteti ynë që pas ndryshimeve të madhë ishte transformuar, dhe numri i katolikëve gjithnjë e më shumë shtohej dita ditës, kërkonte që të kishtë një kishë më të madhe se ajo e fretërve Kisha e Shna Ndout (kisha e vogël) dhe tjetra ajo e rrugës së Kavajës, e jezuitëve, Kisha e Zemrës se Krishtit. Imzot Mirdita, që ditën e parë kur erdhi në dioqezë dëshira, puna, e pasioni për ta bërë Dioqezën me katedër dhe katedrale nuk do të ndalte për asnjë çastë të saj. Në Tiranën e postkomunizmit duhej të kishte vend për një katedrale katolike. … Ti jepej kryeqytetit të një shteti ish-ateist një katedrale ku do te kremtohej dhe prej ku do te shpallej jeta e re në Krishtin, duhet theksuar me forcë, ishte bekim i madh për varfërinë e tij shpirtërore shton Imzot Mirdita, Barra dhe privilegji i kësaj vepre ra krejtësisht mbi personin tim. E tashmë Tirana, dioqeza e ka katedralen e saj, ka katedrën, selinë ipeshkvore. Kryeqyteti i Shqipërisë është një Metropoli është pra gëzimi i madh që shkojmë në shtëpinë e Zotit. Të pa numërta janë punët dhe plotësimi që iu bë kishës dioqezane në këto njëzet vite jetë. Tashmë kisha dioqezanem më shumë se kurrë ka një tërësi ambientesh, Kisha, filiale, shkolla, kopshte, qendra ditore, kuvende, deri dhe Universiteti Katolik si një arritje e madhe për kishën katolike në Shqipëri, etj. Por, këto ambiente kanë nevojë edhe për njerëz që tu shërbejnë atyre. Ndaj gjithnjë Imzot Mirdita fton të rinjtë e të rejat të mos ia refuzojnë ftesën Zotit. Sepse ftesa e Tij është për ti shërbyer krejtësisht popullit të Zotit dhe për ti ftuar ata pranë sakramenteve të shenjta.
Imzot Rrok Mirdita, këtë prill të 2013 kujton me gëzim 20-vjetorin e tij si bariu i Dioqezës sonë, gëzim që e ndan më besimtarët e tij kudo nga Miloti deri në Rrogozhinë. Si një bari i cili punon çdo ditë për të qenë sa më pranë besimtarit, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë të marrin edhe një këshillë apo sugjerim. Dyert e zyrës së tij nuk pushojnë asnjëherë së trokituri. Janë dyer ku gjen më së shumti shpresën e mirë, ajo që koha vetë e ka venitur. Njëzet vite si Ipeshkëv janë plotë shkallë të kaluara me dëshirën për një Ungjillizim krejtësisht ndaj Krishtit. Janë njëzet vite ku takohet realiteti i së kaluarës jo fortë të largët dhe i botës konsumiste të së sotmes. Por, Imzot Rrok Mirdita, ka ditur e vijon të mos ndal të ftuari të gjithë katolik apo jo, që të jap bekimin e Tij, për popullin të cilin e drejton për nga rruga e Zotit. Kisha jonë dioqezane përtërin lidhjen e saj të ngushtë me pasardhësin e Pjetrit … Papën Françesk… që, përmes tij, drita e Ungjillit të shkëlqejë në botën e sotme atë forcë bindëse me të cilën shkëlqeu përmes Françeskut të Asizit. shton Imzot Mirdita.
Ad multos annos, Shkelësi!
*****
Nëse ju kërkoj të vini në Shqipëri, mos refuzoni
20 vite Bariu i Arkidioqezës Tiranë-Durrës
Teksa i kthehesh dhe i rikthehesh kujtimeve të Imzot Rrok Mirditës, gjithnjë do të shohësh se si u ri-ngrit Kisha dhe iu bashkua simotrave të saja pas Kthimit të madh drejt Tokës së premtuar Kësaj here jo për dyzet vite në shkretëtirë, por plotë dyzet e pesë nën një ndikim vrastar në mes të Evropës, nën një diktaturë ateiste të pashoq në botë. Siç na e kujton Imzot. Rrok Mirdita në vëllimin e parë Për një Shqipëri me Zotin… kërkesën që i kishte bërë aso kohe Imzot Frano Ilia që: