E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh dy arrestime pas rrezimit te pallatit

Janë kryer dy arrestime deri tani në Bangladesh pas rrëzimit të pallatit në periferi të Dakës. Në pranga kanë përfunduar drejtuesit e dy prej pesë komapnive tekstile vendase që kishin selinë në ndërtesë dhe që prodhonin veshje për markat perëendimore. Policia është vënë në ëkrkim të përgjegjësve të tjerë të shoqërisë dhe pronarit të ndërtesës 8 katëshe, që është ndërtuar pa lejet e nevojshme. Sipas informacioneve të para, 5 kompanitë e veshjeve kishin detyruar punëtorët të paraqiteshin pavarësisht se muret e ndërtesës kishin pësuar krisje, dhe paralajmërimit të policisë për evakuiimin e pallatit. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 325 dhe qindra të tjerë rezultojnë akoma të zhdukur. Rreth 2500 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat pjesa më e madhe të plagosur. Ngjarja ka pasur impakt dhe në politikën e vendit, pasi pronari i ndërtesës është përfaqësues i partisë në pushte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›