E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia rishikon marreveshjet per adoptimin e femijeve

Rusia është e gatshme që të rishikojë marrëveshjet për adoptimet ndërkombëtare me vendet që aprovojnë martesat ndërmjet homoseksualëve. Argumenti është diskutuar gajtë mbledhjes së përfaqësuesve të parlamenteve vendore me presidenrin rus në Moskë. Vladimir Putin ka bërë vërejtjet e tij duke u bazuar dhe në faktin se në Francë sapo ëshët aprovuar ligji që lejon martesën dhe adoptimet për ciftet homoseksuale. Putin është shprehur se i respekton partnerët e tij ndërkombëtarë por në të njëjtën kohë pretendon që dhe ata të respektojnë normat kulturore, etike dhe ligjore të Rusisë. Franca ka aprovuar para pak ditësh në mënyrë përfundimtare projektligjin në fjalë, ndërkohë që një gjë e tillë është e ndaluar në Rusi. Moska zyrtare shprehet se një fëmijë që nuk mund të adoptohet nga nëj cift homoseksualësh në Rusi nuk ka pse të adoptohet nga një cift homoseksualësh jashët vendit. Fëmijët rusë që adoptohen në Francë janë rreth 300 në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›