E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh, mbi 900 të vdekur nga shembja e një ndërtese fabrike

DAKA - Bilanci i aksidentit më të rëndë industrial në Bangladesh tejkaloi tashmë 900 të vdekur, njoftuan pak më parë burime ushtarake, pas gjetjes së dhjetëra trupave të tjerë të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur të sektorit të tekstileve, që u rrëzua dy javë më parë në afërsi të kryeqytetit Daka.

"Bilanci ka arritur në 912 të vdekur'', njoftoi zëdhënës i ushtrisë, Mir Rabbi.

''Sipas një mbikëqyrjeje të përgjithshme të operacioneve, bilanci rrezikon të theksohet ndjeshëm'', shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›