E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet shtëpia e biznesmenit, hajdutët marrin çantën me 100 mijë Euro

euroFushë Krujë- Persona ende të pa indetifikuar kanë grabitur sot banesën e një biznesmeni në Fushë Krujë, duke marrë rreth 100 mijë euro.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e biznesmenit Edmond Tema, i cili operon në fushën e ndërtimit.

Grabitja ka ndodhur në momentin që në shtëpi ndodhej vetëm bashkëshortja e tij, ndërsa sipas familjarëve shumë që grabitësit kanë marrë është 100 mijë euro. Pasi kanë vënë re mungesën e valixhes me paratë ata kanë bërë denoncimin, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa nuk ka ende shumë detaje lidhur me mënyrën se si ka ndodhur vjedhja e parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›