E Shtunë, 31 Tetor 2026

Green Day, Billie Joe Armstrong ofendon PSY-n

LOS ANGELOS-Billie Joe Armstrong, vokalisti i grupit Green Day, ka shprehur haptazi mospëlqimin e tij ndaj këngëtarit PSY të shumëpërfolur kohët e fundit për suksesin dhe stilin e tij të veçantë.

Billi Joe Armstrong nuk ka hezituar aspak ta quaj këngëtarin koreano-jugor “herpes” të muzikës, një përcaktim mjaft ofendues për të.

Në fakt, një sulm i tillë i Billie Joe Armstrong ndaj PSY mund të mendohet edhe si xhelozi, për shkak të suksesit të menjëhershëm të këngëtarit koreano-jugor. Megjithatë, stili dhe rrymat muzikore që ata ndjekin janë krejtësisht të ndryshme dhe një mospëlqim i tillë mund të ekzistojë.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›