Bangladesh zjarr ne fabrike viktima

Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një fabrikë në Daka, në Bangladesh, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave që gjendeshin në brendësi të saj.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër.
Flakët kanë rënë fillimisht në katin e tretë të ndërtesës, duke bllokuar një grup personash që ishin në gjumë.