Greqi,Papandreukëshillon Gadafin përzgjidhje paqësore
ATHINË- Kryeministri grek Jorgo Papandreu e këshilloi Muamar Gadafin të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të krizës libiane, gjatë një bisede telefonike me iniciativën e liderit libian, njoftuan sot shërbimet e Papandreut.
"Papandreu, i kontaktuar dje nga Gadafi, dëgjoi pikëpamjet e tij dhe më tej theksoi rëndësinë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i vendos sanksione të ashpra regjimit libian", bëri të ditur i njëjti burim.
Papandreu, vendi i të cilit mban marrëdhënie të privilegjuara me botën arabe, e vuri theksin në nevojën e një zgjidhjeje të krizës libiane për të parandaluar një krizë humanitare dhe rritjen e dhunës dhe konfliktit që forcon rrezikun për një luftë civile, shtuan të njëjtat burime.
Sipas agjencisë zyrtare libiane, Jana, që u njoftua dje për këtë telefonatë, Gadafi këmbënguli të paralajmërojë për çdo cënim të vendit të tij, duke paralajmëruar se në rast të kundërt do të ketë "pasoja në sigurinë e Afrikës Veriore, bregdetin e Mesdheut dhe Evropën".
"Greqia është një vend mik i Libisë dhe mund t'ia transmetojë këtë këshillë vendeve të Bashkimit Evropian", shtoi Gadafi, sipas Janas, ndërkohë që perëndimorët mblidhen më 10 dhe 11 mars në Bruksel në NATO dhe Bashkimin Evropian për krizën në Libi.
Papandreu, vendi i të cilit po kalon një krizë të rëndë ekonomike, ka shkuar në Tripoli në qershor 2010, për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e energjisë.
Papandreu është shprehur atëherë se dy vendet po gjallërojnë marrëdhëniet e forta dhe historike që kishin vendosur në vitet '80 Muamar Kadafi dhe babai i tij, Andreas Papandreu.
AVIONI I GADAFIT FLUTURON NE HAPESIREN GREKE
Ndërkohë burime të Ministrisë greke të Mbrojtjes informuan se një avion civil që i përket liderit libian fluturoi sot në mesditë në hapësirën ajrore greke me drejtimin për në Egjipt"
"Një avion civil i Kadafit fluturoi në zonën e kontrollit ajror grek nga ora 11:24 (09:24 GMT) deri në orën 11:34 (09:34 GMT), pasagjerët e të cilit nuk ishin të njohur", i bëri të ditur AFP-së një burim i Ministrisë greke të Mbrojtjes.
Avioni vinte nga Libia dhe ishte drejtuar për në Kajro, shtoi një burim aeroportual grek. Sipas një burimi tjetër të aviacionit grek, avioni civil, i tipit Falcon 900 i kompanisë "Libyan airlines", nuk kishte persona të rëndësishëm në bord.
(m.a/ata/BalkanWeb)