Athinë, borë mbiParteon, E gjithëGreqia në vështirësi
ATHINE- Reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Greqi.
Moti i keq ka shkaktuar mbylljen e shumë shkollave në vend si dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e trafikut rrugor dhe detar dhe ndërprerjen e energjisë elektrike edhe në Athinë, ku monumenti kryesor, Partenoni, u zgjua sot i mbuluar nga një pëlhurë e bardhë.
Punonjësit e transporteve publike kanë pezulluar një grevë kombëtare 24 orëshe që duhej të zhvillohej sot kundër politikës së masave të shtrëngimit ekonomik të qeverisë, për të mos rënduar situatën tepër të vështirë për shkak të reshjeve të dëborës dhe të erërave që prevalojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Probleme me furnizimet me energji elektrike ka pasur kryesisht në ishuj. Në kryeqytet dhe në zona të tjera janë regjistruar kryesisht probleme me trafikun rrugor me bllokime të forta të disa autostradave. Rrëzimi i shumë pemëve ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në rajonet periferike të qytetit.
(s.g/ANSA/balkanWeb)