E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore: Aftësi jo vetëm diploma

Vendet në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore duhet të reformojnë sistemet e tyre të arsimit dhe trajnimit në mënyrë që të ofrojnë aftësitë e duhura që kërkohen nga tregjet e punës, thotë një raport i ri i Bankës Botërore. BB kërkon që të ketë një menaxhim më të mirë të arsimit për të arritur rezultate.

Pavarësisht numrit të madh të studentëve që përfundojnë studimet e nivelit të lartë të mesëm dhe të lartë, anketimet në rreth 10, 000 firma në rajon tregojnë se një nga pengesat për rritjen e biznesit është mungesa e aftësive, tha Mamta Murthi, Drejtore e Bankës Botërore për Departamentin e Zhvillimit Njerëzor, Evropa dhe Azia Qendrore.

Tre faktorët që rrezikojnë cilësinë dhe përkatësinë e sistemeve të arsimimit janë: 1- mungesa e vëmendjes ndaj matjes së aftësive dhe rezultati, 2- shkollave dhe autoriteteve vendore shpesh u mungon fleksibiliteti dhe liria për tiu përgjigjur shpejt nevojave dhe 3- shpërndarje e gabuar e burimeve të pakta.

Rekomandimet e këtij raporti janë:

               Ndizni dritatpërqendrohuni më shumë në matjen e aftësive që kanë studentët dhe të rriturit. Në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe përkatësia e arsimimit, duhet të plotësohen disa boshllëqe të mëdha njohurish. P.sh. çfarë aftësish si ato teknike për zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë në sjellje u mungojnë studentëve? Nevojiten anketime të reja për të matur aftësitë e popullsisë së të rinjve dhe të të rriturve dhe për të vlerësuar se çfarë aftësish po kërkojnë firmat. Duke pasur njohuri se cilat janë boshllëqet, mund të zhvillohen politika, p.sh. për të përmirësuar kurrikulat, trajnimet e mësuesve dhe zgjedhjen e karrierës.

               Mundësoni përshtatjen-jepuni më shumë fleksibilitet shkollave dhe autoriteteve lokale. Në mënyrë që të qëndroni në një hap me tregjet e punës që ndryshojnë me shpejtësi, vendimmarrja për mënyrën më të mirë të organizimit të procesit mësimor për të prodhuar aftësitë e duhura duhet të kalojë nga ministritë qendrore të arsimit tek autoritetet lokale dhe tek shkollat. Ato janë shpesh më të familjarizuara me nevojat e studentëve dhe të kontekstit lokal dhe kështu kanë nevojë për më shumë liri dhe fleksibilitet për të menaxhuar buxhetet, për të ndikuar kurset që ofrohen dhe për të përzgjedhur e menaxhuar stafin e tyre.

               Shpenzoni në mënyrë më të zgjuartrajtoni mungesat e efikasitetit. Politikëbërësit mund të realizojnë kursime në buxhet duke trajtuar mungesat e efikasitetit në sektor p.sh. rrjete shkollore shumë të mëdha të rikthejnë fuqinë tërheqëse të profesionit të mësuesit, të zgjerojnë arsimimin dhe trajnimin për fëmijërinë e hershme dhe të rriturit dhe të masin rezultatet mësimore në mënyrë që të informohet sistematikisht zhvillimi i politikave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›