E Diel, 1 Nëntor 2026

Christine Lagarde i shkruan ish presidentit francez Nicolas Sarkozy

"Më përdor për aq kohë sa të duhem”. Ka krijuar skandal në Francë, letra e gjetur nga hetuesit në 20 mars, të shkruar nga drejtoresha e Fondit Monetar ndërkombëtar Kristin Lagard drejtuar ish presidentit Sarkozi. 
Letra është gjetur në banesën e Lagard në Paris gjatë kontrollit kur ajo u përfshi në skandalin e Tapie – Kredit Liones. 
Edhe pse është pa datë letra mendohet se është shkruar në kohën kur Lagarde ishte ministre finance dhe Sarkozi president i Republikës. 
Ka qenë francezja Le monde që ka botuar e para përmbajtjen e letrës dhe që më pas është marrë dhe nga mediat e tjera. 
Letra që niste me “I dashur Nikolas” tregon një Lagarde shumë të nënshtruar ku ndër të tjera thotë: 
“Jam pranë teje për të të shërbyer ty dhe projekteve të tua për Francën. Kam dhënë më të mirën edhe pse mund të kem dështuar dhe për këtë të kërkoj ndjesë. Nuk kam ambicie politike personale dhe nuk dua të jem një ambicioze servile si shumë nga ata që të rrethojnë. Më përdor për aq kohë sa të duhem, ty dhe veprës tënde. Nëse më përdor kam nevojë për ty si guidë dhe si mbështetje, pasi pa drejtimin tënd mund të jem e padobishme dhe mund të jem pak e besueshme 
Me admirim të thellë Kristin”
Në shtypin francez letra ka bërë shumë bujë duke ndezur dhe fantazinë e shumë lexuesve të cilët kanë filluar të bëjnë parodi për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›