Vleresimi i Moodys

Ekonomia dhe financat publike të Shqipërisë pritet të jenë stabël. Këtë e thotë agjensia e vleresimit të kreditit të koorporatave dhe vendeve sovrane Moody’s, e cila e ka vlerësuar Shqipërinë me gradën “B1”
Në raportin e bërë publik të hënën, Moody’s vlerëson faktin se Shqipëria i rezistoi fuqishëm presioneve të krizës financiare në Evropë dhe më gjerë, duke siguruar rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Agjencia vlerëson progresin drejt proceseve integruese të vendit e sidomos ligjet e miratuara së fundmi. Krahas kësaj, në vlerësim theksohet se qëndrueshmëria makroekonomike e vendit ka qenë pozitive dhe potenciali për rritje ekonomike do ketë më shumë materializim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 e në vazhdim, duke dhënë kështu një optimizëm realisht të bazuar.
Moody’s thekson se vazhdimësia e progresi i reformave në disa sektorë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve do të ishin drejtimet që do të sillnin rritje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit vendas.